Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Së shpejti emërohet bordi i ri i “Trepçës”, minatorët kërkojnë të jetë profesional dhe jo politik

15/09/2020
in LAJME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ndërmarrja Publike “Trepça” ka mbetur pa Bord Mbikëqyrës që prej 6 shtatorit, pasi iu ka skaduar mandati anëtarëve të këtij bordi të përkohshëm të emëruar nga Qeveria Kurti më 28 shkurt kur kishte shkarkuar bordin e kësaj ndërmarrje në atë kohë.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Avdullah Hoti ka hapur konkurs për Bordin Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike “Trepça” më 15 korrik, i cili është mbyllur më 14 gusht.

Minatorët në Trepçë po kërkojnë të emërohet një bord profesional dhe jo politik për Trepçën.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi ka thënë për KosovaPress se janë në fund të procesit të përzgjedhjes së bordit të ri të kësaj ndërmarrje dhe emërimin e bordeve për disa kompani të tjera.

“Ne jemi në proces të përzgjedhjeve të të gjitha bordeve. Pra, nga kalimi i bordeve të përkohshme në bordet e rregullta. Pra, veç jemi në përfundim të procesit”, tha Kuqi. Ish-anëtari i Bordit të përkohshëm, Shyqeri Sadiku thotë për KosovaPress se ndërmarrjes publike “Trepça” i nevojitet një bord profesional dhe jo politik për ta zhvilluar këtë ndërmarrje.

Sadiku i cili ka konkurruar sërish për anëtar të Bordit si përfaqësues i minatorëve po thotë se “Trepça” çdo herë ka pasur borde politike në të kaluarën, për çka edhe janë shfaqur problemet të shumta në këtë ndërmarrje.

Ai në bazë të informatave që ka, thotë se në këtë konkurs për anëtarë të Bordit janë rreth 100 aplikantë.

“Kam konkurrua, bordit i ka skaduar mandati më 6 shtator ka qenë një bord i përkohshëm gjashtë mujor. Për momentin Trepça është pa bord. Sa i përket konkursit, kanë konkurrua shumë, rreth 100…  Jo vetëm tash, por edhe më herët kur kam qenë pjesë e bordit të kaluar, gjithmonë si një aksionar i dytë(përfaqësues i punëtorëve) kam kërkuar që Trepça të jetë një bord profesional, i cili e njeh problemin e Trepçës dhe i cili mund ta bëjë zhvillimin e Trepçës. Assesi as sot nuk pajtohem me u emërua një bord politik për Trepçën. Ne edhe në të kaluarën jemi ballafaquar me borde politike jo vetëm në Trepçë, por në të gjitha ndërmarrjet publike dhe, për këtë po shihen edhe problemet me të cilat po ballafaqohen ndërmarrjet publike. Po shpresoj që do ta kuptoj qeveria aktuale që Trepçës i nevojitet një bord profesional, jo një bord politik”, thotë Sadiku.

Ai më tej ka thënë se situata në Trepçë është rëndë dhe është në prag të falimentimit pasi ka rënë çmimi në bursën ndërkombëtare, edhe pse prodhimi është rritë për 30 përqind në ndërmarrje.

Sadiku edhe anëtar në sindikatën e minatorëve ka thënë se fatkeqësisht edhe pas krijimit të Ligjit për Trepçën, qeveria nuk ka trajtuar problemet më të cilat përballet Trepça.

“Gjendja në Trepçë dihet, e kemi thënë edhe më parë, me këtë menaxhim Trepça ka shkuar drejt falimentimit. Nuk është gjendja e mirë edhe për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, ani pse këtë vit,2020 krahasuar me 2019 prodhimi është më i lartë për 30 përqind, por nuk mund të mburremi ne me këtë prodhim që fatkeqësisht na ka godit rënia e çmimit në burën ndërkombëtare për shkak të pandemisë. Trepça është në një krizë bukur të madhe financiare, ndaj qeveria duhet të investojë në Trepçë. Fatkeqësisht edhe pas krijimit të Ligjit për Trepçën, qeveria si aksionar asnjë herë nuk është marrë me problemet e Trepçës me të cilat po ballafaqohet. Qeveria është aksionar 80 përqind, andaj duhet të mendoj për zhvillimin e Trepçës. Prandaj, Qeverisë i nevojitet një bord profesionist jo politik”, thekson ai.

Në bazë Ligjit për Trepçën, bordi ka 9 anëtarë, prej tyre 7 të përzgjedhur nga Qeveria dhe 2 anëtarë nga punëtorët e Trepçës.

Megjithatë, tre prej 9 anëtarëve i takojnë Njësisë së Trepçës në veri të Mitrovicës, por për shkak të rrethanave politike në atë pjesë, komuniteti serb nuk ka aplikuar asnjë herë në bordin e ndërmarrjes të emëruar nga Qeveria e Kosovës.

Kujtojmë se më 6 mars, Qeveria Kurti kishte emëruar Bordin e Përkohshëm. Sylejman Hyseni, kryesues dhe drejtor, Bahri Hyseni, drejtor, Shyqeri Kelmendi, drejtor dhe Shqyeri Sadiku, drejtor dhe përfaqësues i punëtorëve.

Pavarësisht gjendjes së rënd financiare në Trepçë, minatorët kanë marrë pagat me rregull së fundmi falë mbështetjes me 3.5 milionë euro nga Qeveria e kaluar në pandemi.

Related Posts

Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Next Post

Në Mitrovicë do të ndërtohet Qendra Tregtare e cila do të punësoj mbi 1 mijë punëtorë

LAJMET E FUNDIT

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com