Kompania regjionale e ujësjellësit në Mitrovicas ka njoftuar se në disa zona të qytetit nuk do të ketë ujë deri nesër.
Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes është pëlcitja e gypit kryesor furnizues në Frashër.
Pa ujë do të mbesin rruga Ali Pashë Tepelena, fshati Frashër dhe fshati Kçiq, shkruan Jepi zë.
Ujësjellësi njoftoi se ndërprerja e furnizimit me ujë do të zgjas deri nesër rreth mesditës.
Njoftimi i plotë:
Si pasojë e pëlcitjes së gypit kryesor furnizues në fshatin Frashër (tek ALDI), pa furnizim me ujë të pijes do të mbesin: Rr. Ali Pashë Tepelena, fshati Frashër dhe fshati Kçiq.
Ndërprerja fillon sot nga ora 17:00 dhe do të zgjasë deri nesër rreth mesditës.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!





























