Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk është i kënaqur me punën e kryetarit aktual Bedri Hamza.
Në emisionin “Era Verë” në T7, Bahtiri ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë të zhgënjyer me punën e kryetarit Bedri Hamza.
Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës janë duke kërkuar që të kthehet sërish në politikë, për të dhënë angazhimin e tij për këtë qytet.
Bahtiri ka thënë se humbi garën për kryetar të Mitrovicës pasi të gjitha partitë u bënë bashkë kundër tij.





























