Në Kosovë ka filluar sot greva e përgjithshme e sektorit publik.
Kjo pasi Qeveria nuk ka përfillur kërkesat e Sindikatave.
Front Online ka siguruar një dokument për të cilin thotë se u ka shkuar grevistëve nga zv.sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu, në të cilin thuhet se të gjithë ata që i janë bashkuar kësaj greve duhet të pezullohen nga paga.
Kujtojmë se greva është e lejuar edhe me ligj.






























