Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, paralajmëroi padi ndaj shtetit pas kërcënimeve se mësimdhënësve që do t’i bashkohen grevës së përgjithshme, do t’iu pezullohen mëditjet nga paga.Jasharaj tha për KOHËN të martën, se pezullimi i grevës as nuk është opsion, duke deklaruar se atë nga greva e ndalon “vetëm vdekja”.
“Nuk do të ketë pezullim apo ndalje të grevës. Nga greva vetëm vdekja dhe varri më ndalojnë. Në konferencë do t’i diskutojmë dhe komentojmë deklarimet e ministrit të Financave, Hekuran Murati, rreth ndalimit të pagave dhe mëditjeve. Siç duket ministri, si i ri që është, ka gabuar”, deklaroi ai.
Kreu i SBASHK-ut theksoi se këtij institucioni i janë ofruar disa avokatë vullnetarë për t’i mbështetur në padinë që pritet ta ngrehin ndaj Qeverisë së Kosovës.





























