Vushtrri- Policia e Kosovës (PK) njofton se një person është arrestuar pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes, ndërsa pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhr të hënën, rreth orës 00:02.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunën ndaj bashkëshortes dhe motrës së bashkëshortes dy viktimave femra kosovare. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.





























