Drejti i Drjetorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka njoftuar se 168 shoqëri bletësh të shoqëruara me 21 centrifuga dhe paisje përcjellëse u janë dhuruar 21 përfituesve, qytetarë të Mitrovicës, të cilët tashmë do të jenë konkurues serioz në tregun e mjaltit.
Kadriu ka theksuar se ky sukses i madh vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të Komunës së Mitrovicës me organizatën Qatar Charity.
Postimi i plotë:
“Punë si bleta” – Për bleta🐝
168 shoqëri bletësh 🐝 të shoqëruara me 21 centrifuga dhe paisje përcjellëse u janë dhuruar 21 përfituesve, qytetarë të Mitrovicës, të cilët tashmë do të jenë konkurues serioz në tregun e mjaltit 🍯.
Ky sukses i madh vjen si rrjedhojë e bashkëpunimit 🤝 të shkëlqyeshëm të Komunës së Mitrovicës me organizatën Qatar Charity, mirënjohje pafund 👏 për mbështetjen e vazhdueshme dhe ambicien për të investuar në Komunën tonë 😁.
Burimi i lajmit: Mitropol






























