Një plagosje aksidentale me armë është raportuar se ka ndodhur dje në Vushtrri, shkruan “Mitropol”.
Viktimë e plagosjes ishte një djalë 13 vjeç. Ai u plagos nga vëllau i tij me pushkë ajrore.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”
Arma është konfiskuar nga Policia e Kosovës.