Masa e arrestit shtëpiak në procedurën penale është masa më e rëndë që mund t’i caktohet të pandehurit, pas asaj të paraburgimit. Përmes kësaj sigurohet prania e të pandehurit në procedurë, por këta të fundit jo gjithherë e respektojnë këtë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në Vushtrri, çka bëri që një person i cili ndodhej në arrest shtëpiak, të dërgohet në paraburgim.
Sinjali mëson se një patrullë e Policisë ka shkuar dje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë parë që i njëjti nuk ndodhej aty.
Me vendim të gjyqtares së rastit, 52-vjeçarit i është zëvendësuar masa e arrestit shtëpiak me masën e paraburgimit dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.





























