Dy vetura janë përfshirë në një aksident në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në kilometrin e tetë para pak minutash.
Lexues kanë dërguar pamje nga momenti i aksidentit, derisa nuk dihet nëse ka ndonjë të lënduar nga aksidenti.
Njësitet policore shihen të jenë prezente për të bërë ekzaminimet e nevojshme për shkaqet që kanë quar deri tek aksidenti.
Në aksident janë përfshirë një veturë e tipit ‘Golf’ dhe e tipit ‘Audi’.
Nga ky aksident janë shkaktuar edhe shumë kolona në atë pjesë të rrugës.





























