Kjo deklaratë vjen pas takimit që pati kryeministri Albin Kurti sot bahkë me drejtoreshën Evropiane të ETUCE, Sussan Flocky, lidhur me grevën që është duke u mbajtur në arsim.
“Nisur nga kjo e në kuadër të mbështetjes së Qeverisë për mësimdhënësit, Kurti e informoi Flocken se Qeveria e Kosovës ka rritur buxhetin për arsim sivjet për 12%. Po ashtu e njoftoi për Pakon për Përballjen me Inflacionin, në vlerë prej 150 milionë euro, e cila ofron mbështetje financiare për punëtorët e sektorit publik, përfshirë mësimdhënësit, nëpërmjet shtesës prej 50 euro, minimalisht për të gjithë muajt e mbetur të vitit. Një rritje e këtillë tejkalon shkallën e inflacionit në vend”.
“Në këtë takim, ku ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, u theksua se Qeveria ka proceduar projektligjin për Paga në Sektorin Publik, që ka qenë kërkesë qendrore e kamotshme sindikale, ndërsa është trajtuar që nga fillimi me prioritet nga Qeveria. Projektligji për Pagat në Sektorin Publik tashmë është në dëgjim publik”, thuhet në njoftimin e qeverisë.





























