Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria do të ndajë 654 milionë euro për komunat për vitin 2023.
Kurti gjatë një takimi të shtunën me kryetarët e komunave, ka thënë se në buxhetin për vitin fiskal 2023 do të ketë rritje të buxhetit prej 15% për komunat e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është në fazën e përgatitjes së buxhetit për vitin fiskal 2023, në këtë buxhet reflektohet një rritje e buxhetit dedikuar nivelit komunal. Për herë të parë kemi rritje prej 15% të buxhetit për komunat në raport me 2022. Do të jenë 654 milionë euro që do tu ndahen komunave. Kjo rritje dot ë duhej të reflektojë edhe në rritjen e cilësisë së shërbimeve komunale karshi qytetarëve”, ka thënë Kurti.
























