Një aksident zingjiror trafiku ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë në segmentin e Vushtrrisë, njofton Mitropol.
Portali mëson se në aksident janë përfshirë tri vetura, mes tyre një veturë e Njësitit FIT të Policisë së Kosovës.
Aksdienti ka ndodhur më saktë pranë ish-Ariani Company gjersa ende nuk dihet rrethanat.





























