Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Komuna e Mitrovicës refuzon shumën prej rreth 1 milion eurosh për rrugën në Selac, kërkon bartjen e përgjegjësisë tek Ministria e Infrastrukturës

13/10/2022
in LAJME
Komuna e Mitrovicës refuzon shumën prej rreth 1 milion eurosh për rrugën në Selac, kërkon bartjen e përgjegjësisë tek Ministria e Infrastrukturës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Banorët e fshatit Selac kanë paralajmëruar protestë për ditën e premte më 14 tetor pasi Komuna nuk po vepron në shtrimin e rrugës Bare-Selac, ani pse Ministria e Infrastrukturës ka kryer alokimin e mjeteve për nisjen e punimeve, njofton “Mitropol”.

Në lidhje me këtë telashe, Këshilli i Fshatit bashkë me kryetarin Xhevdet Selaci kanë takuar dje nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Arian Tahirin, ani pse ishin nisur për ta takuar kryetarin Bedri Hamza.

“Mitropol” për këtë temë ka biseduar me përfaqësuesin e fshatit, z. Xhevdetin. Ai i tha portalit se nënkryetari Tahiri kishte deklaruar se bëjnë vepër penale në rast se nisin punën me 300 mijë eurot që Ministria e Infrastrukturës i ka alokuar Komunës së Mitrovicës, pasi shuma e punimeve kap vlerën prej 1.4 milionë eurosh, por “Mitropol” mëson se shuma e projektit kap vlerën e 900 mijë eurove e jo 1.4 milionë siç nënkryetari u ka thënë fshatarëve të Selacit.

“Unë si përfaqësues i fshatit Selac bashkë me Këshillin e Fshatit u pritëm nga nënkryetari Arian Tahiri dhe drejtorsha e Financave, Igballe Islami.

Nënkryetari na ofroi një dokument që Ministria e Infrastrukturës i ka nda vetëm 300 mijë euro për rrugën Bare-Selac po ajo po kushtojke diku rreth 1 milion e 460 mijë euro dhe nënkryetari na tha se bëjnë vepër penale nëse fillojnë punën me 300 mijë euro kur dihet sa është shuma që kërkohet. Nënkryetari na tha se nuk mundet me lidhë kontratë me dikë kur ka veç 300 mijë euro e kur vlera e projektit është 1 milion e 300-400 mijë euro.”, tregoi Selaci për “Mitropol”.

Mes tjerash Selaci tha që Tahiri pardje u sugjeroi që Këshilli i Fshatit të aranzhojë një takim tek zëvendësministri, Hysen Durmishi, takim ku Tahiri u tha se do u bashkangjitet banorëve.

“Unë nuk po du me i ikë përgjegjësisë, sepse jam përfaqësues i fshatit, por unë një natë më parë jam njoftu se banorët e fshatit kanë aranzhuar takim në Komunë se nuk e kam ditë e as nuk e kam ditë për organizimin e protestës, por unë do i bashkangjitem protestës pasi edhe unë jam banor i fshatit.”, ka thënë Selaci për “Mitropol”.

Portali mëson se takimi me zv.ministrin Durmishi ka ndodhur sot dhe se veç Këshillit të Fshatit Selac aty ishte edhe nënkryetari, Arian Tahiri.

Por, burime të “Mitropol” njoftojnë se në këtë takim Komuna e Mitrovicës ka refuzuar mundësinë që të realizojë vet këtë projekt në shumën prej 900 mijë eurosh me mjetet që parashihej t’ia ndante Ministria e Infrastrukturës dhe ka kërkuar bartjen e kësaj përgjegjësie tek vet ministria.

Memorandumi mes Komunës së Mitrovicës dhe Ministrisë së Infrastrukturës për realizimin e këtij projekti, që ishte ratifikuar edhe në Kuvendin e Kosovës pas propozimit të ish-deputetes së PDK-së, tash drejtoreshë e Kulturës në Mitrovicë, Valdete Idrizit, ishte nënshkruar në korrik të këtij viti.

E nënkryetari Tahiri në takim sot kishte arsyetuar mosnisjen e procedurave të prokurimit deri tash me mungesën e një dokumenti të quajtur ‘disponueshmëria e mjeteve’. Por siç mëson “Mitropol”, zv.ministri Durmishi i ka sqaruar Tahirit se ky dokument i nevojitet vetëm atëherë kur të vie koha që të lidhet kontrata me firmën e kontraktuar për kryerjen e punimeve, si fituese e tenderit pas procedurave të prokurimit.

Zv.ministri veç tjerash i ka sqaruar Tahirit se kanë mundur t’i nisin procedurat e tenderimit menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit, veprim ky i aplikuar nga disa Komuna në Kosovë, por pas insistimit të Tahirit se diçka e tillë s’ka mundur të ndodhë, Durmishi ka pyetur Tahirin se pse atëherë s’i kanë nisur procedurat gjatë këtyre ditëve pasi kanë poseduar dokumentin e disponueshmërisë, duke i sugjeruar nisjen e procedurave qysh nesër.

Por, megjithatë, Tahiri po insistonte që s’mund t’i niste punimet me 300 mijë euro në dispozicion, ani pse siç mëson “Mitropol”, Durmishi i kishte sqaruar se projekti është disa-vjeçar dhe se Ministria do i aloktonte 900 mijë eurot e planifkuara si të mbarojë shtrimi i rrugës.

Pas kësaj bisede nënkryetari Tahiri ka kërkuar që projekti të kryhet nga Ministria, me ç’rast Komuna ka refuzuar mundësinë e realizimit të një projekti prej 900 mijë eurosh, duke ia bartur përgjegjësinë MI-së.

Pasi Durmishi ka theksuar se prishja e memorandumit mes Komunës e Ministrisë është joserioze dhe se projekti do mund të niste qysh nesër, Tahiri i ka kërkuar Ministrisë ta marrë vet përgjegjësinë e rrugës, diçka që Ministria nuk e bën zakonisht, pasi rruga në fjalë është rrugë lokale, por Tahiri është zotuar se si Komunë do kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për bartjen e përgjegjësive tek Ministria.

Pas këtij takimi në Ministri, banorët janë të vendimit që të organizojnë protestën e paraparë për nesër, duke ia zënë derën Bedri Hamzës, pasi me bartjen e përgjegjësive tek Ministria nga ana e Tahirit, realizimi i projektit që do mund të niste së realizuari nesër nën ombrellën e Komunës veç do shtyhet deri sa Ministria të fillojë të merret me te.

 

Related Posts

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri
LAJME

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Next Post
26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, arrestohet nga Policia

26-vjeçarja e dehur vjedh shkronjat nga varri i komandantit Adem Jashari në Prekaz, arrestohet nga Policia

LAJMET E FUNDIT

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com