Dogana e Kosovës, njofton se oficerët doganor pas dyshimeve fillestare se produkte e paraqitura për zhdoganim mund të jenë të falsifikuara kanë ndërmarr veprimet e nevojshme ligjore për verifikimin e tyre.
“Si rezultat është konfiskuar një sasi e konsiderueshme, respektivisht 64.350 litra të produkti Coca – Cola te falsifikuar”, njofton Dogana.
Më tej në njofitm thuhet se Dogana e Kosovës është e përkushtuar maksimalisht në luftimin e falsifikimit dhe piraterisë dhe si rezultat i zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale, gjatë ekzaminimit të mallit në kufi është ndaluar malli me markën tregtare “Coca Cola” nën dyshimin se janë të falsifikuara.





























