Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

EULEX mobilizohet pas paralajmërimit për barrikada – Mbi 100 policë stacionohen në Mitrovicës e Veriut

28/10/2022
in LAJME
EULEX mobilizohet pas paralajmërimit për barrikada – Mbi 100 policë stacionohen në Mitrovicës e Veriut
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Më 31 tetor pritet të skadojë afati dymujor i vendosur nga Qeveria e Kosovës për konvertimin e targave të lëshuara nga Serbia, në ato RKS – Republika e Kosovës.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse Kosova ndërmerr ndonjë veprim për konfiskimin e makinave me targa serbe.

Pas këtyre paralajmërimeve Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka shtuar numrin e patrullimeve në veri të Kosovës.

Ky mision ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se një njësit i përbërë prej 105 policëve është i stacionuar në Mitrovicë.

“Njësia Policore e Specializuar (NJPS) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë, të stacionuar në Mitrovicë. NJPS është duke kryer patrullime mobile vëzhgimi të përditshme në pjesën veriore të Kosovës, dhe Misioni kohëve të fundit i ka shtuar patrullimet mobile vëzhguese të tij për ta përmirësuar pasqyrimin e tij për situatën”, thuhet në përgjigjen e EULEX dhënë Insajderit.

Që nga 1 shtatori, Kosova ka nisur procesin për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS- Republika e Kosovës.

Targat me akronime serbe sikurse KM, PZ, PR konsiderohen ilegale nga Qeveria e Kosovës.

Besohet se afër 10.000 automjete me targa të tilla qarkullojnë në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe.

Ndonëse, nga ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për Insajderin, ka thënë se deri më tani kthim të targave në RKS e kanë bërë vetëm 18 persona.

“Nga Regjioni 06 – kemi 6 automjete, nga Regjioni 02- kemi 7 automjete, nga Regjioni 04 – kemi 3 automjete dhe nga Regjioni 01 – kemi 2 automjete”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet.

Tensionet Kosovë-Serbi për targat

Afati për regjistrim të makinave në RKS ka nisur më 1 shtator dhe përfundon më 31 tetor.

Deri më tani, Qeveria e Kosovës ka thënë se afati për riregjistrim nuk do të shtyhet dhe se nga 1 nëntori nuk do të mund të qarkullojnë më makinat me targa të lëshuara nga Serbia.

Këto targa konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës.

Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”. /Insajderi

 

Related Posts

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet
LAJME

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet

26/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit
LAJME

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

26/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot
LAJME

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje
LAJME

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri
LAJME

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Next Post
Murati: Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro

Murati: Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro

LAJMET E FUNDIT

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet

Tromp, për vendimin final në Hagë: Do të ketë kompromis, dikush do të lirohet e dikush do të dënohet

26/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Çmimet e derivateve sot në Kosovë

26/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Thyhet kontejneri që përdorej si depo në Mitrovicë të Veriut, vidhen gjësende shtëpiake

25/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot

Ky është çmimi i naftës për sot

25/06/2026
Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

Identifikohet i dyshuari për armët dhe municionin e gjetur në Presek të Zubin Potokut

23/06/2026
Tentim-vrasje në veri të Kosovës, Policia jep detaje

Sulmohet nga vjehrra në Mitrovicë, Policia nis hetimet për dhunë në familje

23/06/2026
Gruaja nga Mitrovica bëhet për spital, shkak dhuna fizike dhe psikike nga burri

Nëna raporton zhdukjen e vajzës në Zveçan

22/06/2026
Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

Policia gjen armë e municione në tri lokacione në veri

22/06/2026
Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

Ky është çmimi i naftës për sot në Kosovë

22/06/2026
17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com