Foto ilustruese
Një përleshje masive ku janë përfshirë pesë persona ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Mitrovicë, ku përpos grushteve dyshohet që janë përdorur edhe shufra metalike.
Mësohet se bëhet fjalë për nxënësit e shkollës së mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” në Mitrovicë.
Të miturit gjatë përleshjes dyshohet të kenë përdorur edhe armë të ftohta.
Dyshimet e para që kanë çuar deri te përleshja është një mosmarrëveshje e mëhershme, mëson Sinjali.
Sipas informatave, tre të dyshuar janë në arrati ndërsa dy viktima kanë marrë trajtim mjekësor.





























