Edhe pse që nga viti 2018, Komisioni Evropian vlerëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për heqjen e regjimit të vizave nga ana e Bashkimit Evropian, këtë të drejtë ende nuk e gëzon shteti më i ri në Evropë.
Mirëpo Presidenca Çeke e Këshillit të Bashkimit Evropian për vitin 2022, duket se e ka marrë shumë seriozisht shtyrjen përpara të këtij procesi.
Këtë iniciativë e ka konfirmuar Veronika Lukashova, e cila është zëdhënëse e Presidencës Çeke të Këshillit të BE-së.
Sipas saj, çështja e liberalizimit të vizave është prioritet dhe dëshirojnë të shohin një vendim pozitiv deri në fund të Presidencës Çeke.





























