Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka nisur hetimet për një rast të kanosjes që dyshohet se ka ndodhur në minierën Trepça, ku janë përfshirë një punëtor dhe dy zyrtarë të lartë.
“Jepi zë” mëson se dy udhëheqësit që u kërcënuan janë Bahri Karaça dhe Ramadan Arifi.
Poashtu burime brenda minierës së Trepçës kanë treguar për “Jepi zë” se punëtori që kërcënoi zyrtarët dyshohet të jetë Agron Haradinaj, punonjës në njësinë e elektro maqinerisë në Stan Tërg.
Sipas të njejtave burimeve, ky kërcënim ka ardhur, pasi ai kishte kërkuar t’i paguhen meditjet pa shkuar fare në punë.
Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia ka intervenuar duke dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast palët janë shoqëruar në stacion policor, për t’u intervistuar në lidhje me atë që ka ndodhur.





























