Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pare duke larguar uniformat e Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, lista serbe është dorëhiqur prej çdo institucioni qendror, lokal dhe ai gjyqësor.“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.





























