Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar eskalimin e situatës së sigurisë ne veri të vendit tonë.
Në kuadër të atij plani, per të cilin ka kuptuar KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar të lidhur me strukturat e sigurisë dhe politike në Serbi ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri. Sipas planit, pjesë e targetit per sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it.
KosovaPress mëson se qëllimi i planit ështe përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara te cilat do te çonin në një konflikt të hapur mes Policise dhe KFOR-it ne njeren ane dhe eksponenteve serbo-ruse ne anën tjeter, ku keta të fundit shpresojne ne mbështetien e elementeve ushtarake nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.
Per këte qellim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh ne veri, per perfshirjen ne skenaret e saj. Ata jane pjese e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada” e cila dyshohet per perfshirje në shume aktivitete kriminale atje, perfshire edhe djegien e veturave të serbève të veriut.






























