Loriana Kuka ka arritur në gjysmëfinale të Grand Slamit të Bakus në xhudo.
Kuka, që garon në kategorinë deri 78 kilogramë, në çerekfinale mposhti holandezen Guusje Steenhuis.
Ndaj saj realizoi dy hedhje.Në Baku fitoi dy ditë më parë medalje të bronztë Nora Gjakova.