Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe liderët e opozitës.
Takimi i tij zgjati pak minuta, dhe për këtë Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se është detyruar ta lëshojë takimin për shkak se siç thotë ai Kurti mbante ligjerata dhe nuk tregonte arsyen e prishjes së raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo për Haradinajn është e papranueshme.“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë”, ka shkruar ai.
Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar në orën 8:00 të cilin është paraparë të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.
Të gjithë partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim nga Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti.





























