Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, deklaroi se në takim me kryeministrin Albin Kurti, nuk pa plan për zgjidhjen e çështjes së veriut.
Ai tha para mediave të martën se Kosova duhet të rreshtohet kah aleatët dhe të mos vjen në situatën që të zgjedhë mes ligjshmërisë dhe aleatëve.
“Nuk kuptuam diçka më të re sesa deklarimet e kryeministrit. Nuk pamë plan për zgjidhjen e çështjes së krijuar. Nuk pamë lëvizje për koordinim të plotë me aleatët tanë. Besojmë se koordinimi me Departamentin e Shtetit dhe me institucionet, me Uashingtonin dhe Brukselin, është zgjidhja e vetme për situatën e krijuar. Kosova duhet të sigurojë paqen dhe sovranitetin në territorin e vet”, tha Abdixhiku





























