Trupi Gjykues më tej theksoi se, për të arritur këtë datë të synuar, konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023, pasuar nga konferenca përgatitore e ZPS-së, në fillim të shkurtit.Vendimet përkatëse lidhur me këtë do të pasojnë në kohën e duhur, njoftojnë Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.





























