Policia e Kosovës e mohoi që mbrëmë ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre dhe ndonjë grupi, por KFOR në anën tjetër ka pranuar se në afërsi të tyre eshtë gjuajtur me armë zjarri. Insajderi sjell një video nga ky moment.
Ndonëse Policia e Kosovës mohoi të ketë pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes tyre dhe ndonjë grupi, KFOR nuk thotë të njëjtën gjë
KFOR-i për KOHËN madje dha detaje lidhur me sulmin e mbrëmshëm në veri.
video nga ky moment.
“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij” – thuhej në përgjigjen e KFOR.
KFORI konfirmoi se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.





























