Një person pa shenja jete është gjetur mbrëmjen e sotme në Kçiq të Mitrovicës.
Policia kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe u morën me rastin.
“Rreth orës 16:50, është raportuar se në fshatin Kçiq të Mitrovicës, afër lumit Sitnica, është gjetë pa shenja jete një person i moshës madhore. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kan nisur hetimet për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion”, ka thënë Zahiti për “Jepi zë”.
Deri tash nuk dihet asgjë për identitetin e viktimës.





























