Marketi QTA Store në Tavnik të Mitrovicës është plaçkitur mbrëmë për herë të dytë brenda këtij viti, njofton Mitropol.
Burime të “Mitropol” brenda Prokurorisë së shtetit bëjnë të ditur se nga ky market u vodhën rreth 1 mijë e 300 euro.
Krejt kjo ndodhi kur një person i maskuar dhe me armë në dorë hyri dhe i kërcënoi punëtorët e marketit.
Pasi ka kryer vjedhjen hajni është larguar në drejtim të panjohur, gjersa Policia e Kosovës ende nuk ka arritur ta identifikoj personin që ka kryer vjedhjen.





























