Policia e Kosovës në raportin e sotëm ka regjistruar një rast të lëndimeve të lehta në pjesën jugore të Mitrovicës.
Policia thotë se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 07:50.
PK saktëson se, sipas të dëmtuarit, ky person është therur aksidentalisht me thikë nga një tjetër i mitur.
Të plagosurit i është dhënë ndihma mjekësore.
I dyshuari është arrestuar dhe është konfiskuar thika që dyshohet se është përdorur gjatë sulmit.
Por, me vendim të prokurorit, sulmuesi më pas është liruar dhe rasti është duke u hetuar.