Rreth orës 09:00 të ditës së sotme, në rrugën Mitrovicë- Skenderaj ka ndodhur një aksident trafiku, shkruan Mitropol.
Nga ky aksident që ndodhi mes veturës së Policisë së Kosovës dhe një veture tjetër mbetën të lënduar 4 persona.
Këtë për “MITROPOL” e bëri të ditur zëdhënësi i PK në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Ai theksoi se 3 nga këta 4 persona të lënduar janë zyrtarë policor.
Tutje, Zahiti shtoi se me rastin janë duke u merr njësiti i trafikut rrugor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që dërguan në këtë aksident. /Mitropol/





























