Një aksion i mirë organizuar nga policia e Kosovës ka rezultuar me kapjen e një furgoni me 3 tonë etanol, i cili është kapur në Suharekë.
Burime të Veriu.info nga Dogana e Kosovës kanë treguar se kjo sasi etanoli është nisur të transportohej nga Mitrovica e veriut, ku policia me masa të fshehta e ka përcjellur deri në Suharekë, vend edhe ku e ka ndaluar furgonin dhe e ka konfiskuar etanolit.
Mësohet se konfiskimi i etanolit ka ardhur për arsye të shmangies doganore nga firma “Gërmova” me seli në Mitrovicë, e cila e transportonte ilegalisht për në Suharekë.
Veriu.info ka siguruar foton e furgonit që transportonte etanolin.
Etanoli që është lloj alkooli, që përdoret për ilaçe mjekësore.
Etanoli që është lloj alkooli, që përdoret për ilaçe mjekësore.





























