Gjatë ditës së sotme kanë nisur renovimet e Hamamit të Qytetit në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Këto renovime do të zgjasin deri në rikthimin e identitetit të këtij objekti.
Për këto punime ka njoftuar edhe ministri i MKRS-së, Hajrullah Çeku.
Ai kishte theksuar se renovimet në këtë hamam do të nisin së bashku me renovimet e monumenteve tjera të trashëgimisë kulturore në Mitrovicë.