Njësia për Reagim të Shpejtë po ndërmerr veprime të shtuara në parandalimin dhe ofrimin e sigurisë në rajonin e Mitrovicës së Jugut
Mitrovicë, 02 qershor 2022
Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, në vazhdimësi po ndërmerren masat të nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.
Përkundër angazhimeve specifike Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në Mitrovicë, me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë në vazhdimësi është duke mbështetur njësitet dhe sektorët e ndryshëm që po rezulton me efikasitet si në fushën e parandalimit ashtu edhe në atë të reagimit.
Veprimet operative në fushën e parandalimit nga ane e Njësisë së Reagimit të Shpejtë, janë duke vazhduar në tërë zonën e përgjegjësisë së rajonit të Mitrovicës së Jugut, si rrjedhojë vetëm gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së djeshme, gjatë kontrolleve rutinë në Mitrovicë dhe Vushtrri, në posedim të kundërligjshme tek personat e kontrolluar janë gjetur dhe sekuestruar:
Gjashtë (6) shufra metalike
Pesë thika (5)
Një (1) boks hekuri .
Po ashtu, nga njësia e NJRSh-s’ gjatë kontrollit në Vushtrri te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike me peshë një (1)gram. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për “Posedim i pa autorizuar i narkotikeve ,substancave psikotrope ose analoge”
Policia mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.