Bordi i Trepça Sh.A., pas konkursit të shpallur për pozitën Udhëheqës i Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça – Stan Tërg, ka zgjedhur kandidatin Behxhet Vinarci.
z. Vinarci sot ka marrë edhe zyrtarisht pozitën e re me të cilën do të udhëheq për 3 vitet e ardhshme.
Njëherit, kujtojm se Behxhet Vinarci është inxhinier i diplomuar i Xehetarisë, ndërsa pjesë e Minierës është që nga viti 2005.




























