Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home 02

Gjykimi i 20 policëve nga veriu, dëshmitarët: Kemi dëgjuar për korrupsion, porse nuk kemi parë asgjë

07/03/2023
in 02, LAJME
Gjykimi i 20 policëve nga veriu, dëshmitarët: Kemi dëgjuar për korrupsion, porse nuk kemi parë asgjë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
Dy dëshmitarë të ftuar nga i akuzuari kryesor Z.S. janë paraqitur të hënën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ku akuzohen 20 policë nga veriu për ryshfet e kontrabandë. Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar fjalë për korrupsion, porse nuk dinë ndonjë gjë më shumë. Të akuzuarin kryesor Z.S., që ishte komandant i stacionit në Zubin-Potok, e kanë vlerësuar të drejtë në raporte të punës me ta
Dy dëshmitarë që kanë punuar bashkë me të akuzuarin kryesor Z.S. kanë dhënë dëshmi të hënën para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në rastin ku 20 policë nga Zubin-Potoku akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi.Ata si dëshmitarë të të akuzuarit kryesor Z.S. thanë se kanë dëgjuar se policët merrnin ryshfet në këmbim të çeljes së rrugës për kontrabandë në veri, porse vetë nuk kanë qenë dëshmitarë të këtyre rasteve.

“A ke dëgjuar për disa tarifa që thuhet se kanë qenë të caktuara për kalimin e veturave, kamionëve dhe kombive?”, ka pyetur kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari.
Dëshmitari F.M. ka thënë se sa i kujtohet “nuk ka pasur diçka”. “Ka pasur ndoshta fjalë ndërmjet vete… Kolegët e stacionit. Mos e ke lëshuar dikë ose diçka, ose ndonjë njeri që ka qenë në kufi duke pritur në rrugë ilegale tash se ku kanë hyrë… Po, unë zakonisht kam qëndruar në zyrën e hetimeve dhe s’jam përzier shumë me policë”, ka theksuar ai.
Të dy dëshmitarët i vlerësuan korrekte raportet me të akuzuarin Z.S, që ishte komandant i stacionit në Zubin-Potok.

Edhe dëshmitari N.B. tha se ka dëgjuar të flitet për korrupsion nga ish-kolegët e tij, porse nuk ka qenë në dijeni se çfarë po ndodh në terren.

“Thatë më herët se keni dëgjuar disa raste ose shumë raste dhe se ju keni thënë se ai që di diçka që merr (ryshfet) dikush polic, le të shkon e t’i lajmërojë, a ju kuptova drejt”, ka pyetur anëtari i trupit gjykues Musa Konxheli.

Dëshmitari N.B. i është përgjigjur “po”.
“Dëshmitar, ti ke qenë polic aty, ti ke punuar, madje edhe ke punuar me komandantin. Pyetja është shumë konkrete, a janë lajmëruar dhe a janë marrë policia me të gjitha rastet që ndodhnin, që kishte njohuri e që kishte dijeni, apo vetëm me një pjesë të tyre”, ka pyetur Konxheli.

Dëshmitari N.B. ka theksuar se ai ka punuar në logjistikë. “Merrem me punë të logjistikës, me uniformat, me pajisjet, me veturat. As nuk kam punuar në inteligjencë e as në hetime edhe aty-këtu, kam punuar brenda një muaji, 5-6 herë kam dalë në patrullë. E vërtetë është që kam punuar në zyrë të komandantit, po këto si po i kërkoni ju nuk i kam ditur”, ka thënë ai.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale e ngritur në maj të 2020-s ngarkon 20 policët nga Zubin-Potoku, kryesisht nga komuniteti serb, me veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare e marrje ryshfeti.

Ata dyshohet se për shuma të ndryshme që shkonin nga 20 euro deri në 300 euro lejonin kontrabandën e kafshëve, veturave, cisternave me karburante e kamionëve me produkte të ndryshme.

Fillimisht për këtë rast janë akuzuar 33 veta, por për të dyshuarit si kontrabandistë është ndarë procedura penale. Seanca e radhës për këtë rast është caktuar për 7 mars./Koha.net/

VIDEO:

https://youtu.be/QFFxsR6mGis

 

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Ky është hajni që tmerroi marketet në Mitrovicë, Gjykata i cakton masën e paraburgimit

Ky është hajni që tmerroi marketet në Mitrovicë, Gjykata i cakton masën e paraburgimit

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com