Ai ka treguar se afati për regjistrim është deri më datën 26 dhjetor.
Kurti ka bërë apel që mërgimtarët të regjistrohen dhe të votojnë në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Sot janë bërë 50 mijë të regjistruar nga mërgata për votim. Ndërkohë, kanë mbetur më pak se 7 ditë deri në afatin e fundit, 26 dhjetor 2024, kur mund të regjistroheni për të votuar. Pa regjistrim nuk do të mund të votoni, andaj bëjeni sa më parë dhe mos e lini për momentet e fundit. Nga çdo cep i botës ku je, hidhe votën për atdhe”.





























