Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Kanali i Ibër-Lepencit me “rrjedhje të qëllimshme” edhe pas sanimit

13/01/2025
in LAJME
Kanali i Ibër-Lepencit me “rrjedhje të qëllimshme” edhe pas sanimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Punimet në pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit që u dëmtua me eksploziv nuk kanë përfunduar ende. Menaxhmenti i “Ibër-Lepencit” thotë se pjesa e ujit që rrjedh nën kanal është lënë qëllimshëm

Ndërmarrja publike “Ibër-Lepenci” e ministrja Artane Rizvanolli patën njoftuar se të gjitha punimet kryesore në pjesën e kanalit në Varagë të Zubin-Potokut janë përmbyllur në fund të vitit të kaluar.

Megjithatë, uji afër pjesës ku u bë sulmi terrorist i 29 nëntorit në veri të Kosovës vazhdon të rrjedhë e edhe makineria është aty në pritje të punimeve të radhës.

Vigan Syla, koordinator i projektit të Bankës Botërore për Sigurinë e Ujit dhe Mbrojtjen e Kanalit në Ibër-Lepenc, thotë se punimet e mëdha janë përmbyllur më 31 dhjetor, derisa kjo rrjedhë e ujit është e qëllimshme.

“E kemi lënë ne vetë një rrjedhje gjatë rregullimit të pjesës së dëmtuar. Është një rrjedhje që e kemi lejuar vetë, të cilën e mbyllim tani dhe nuk do të rrjedhë më. Është një rrjedhje e kontrolluar që është bërë për qëllimet e rehabilitimit të kanalit”, ka thënë ai, shkruan Koha.

Syla thotë se me gjithë rrjedhjen në ditët e para si pasojë e shpërthimit të kanalit me eksplozivë është siguruar furnizimi i pandërprerë me ujë për qytetarët si rezultat i punës së pandalur treditore të zyrtarëve të ndërmarrjes dhe 50 punëtorëve të kompanisë që ka qenë e kontraktuar paraprakisht për rehabilitimin e kanalit.

Ndonëse makineritë ishin të fikura më 6 janar, kur ekipi i KOHËS ishte i pranishëm, Syla ka thënë se punimet finale do të përfundojnë së shpejti.

“Tani jemi duke i bërë disa punë finale, të cilat do të përfundojnë gjatë kësaj jave. Më pas do të bëhet heqja e dheut që është bartur për punimin e bypass-it sepse ju e dini aty është bërë një sasi e madhe e dheut kur është bërë bypassi… Nga dita e hënë, uji kalon në akuadukt, ndërsa qytetarë duhet të ndihen të sigurt për këtë punë se është kryer shumë me sukses dhe është kryer me kualitet dhe standarde”, ka shtuar ai.

Edhe në pjesë të tjera të kanalit ndërmarrja po bën rehabilitim meqë ka vlerësuar se rreth gjysma e ujit shkon dëm shkaku i dëmtimit të kanalit që i ka mbushur 40 vjet.

Prokuroria Speciale po e heton këtë sulm si terrorist që e kishte cak ta sulmonte infrastrukturën kritike të Kosovës, për çka i ka arrestuar dy vëllezërit, Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq.

Hetimi po përkrahet edhe nga Zyra Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara.

Institucionet e Kosovës kanë deklaruar se sulmi është kryer me rreth 20 kilogramë eksplozivë dhe se është realizuar nga persona të trajnuar për detonimin e mjeteve shpërthyese që ndizen me fitil me djegie të ngadaltë. Qeveria e Kosovës për këtë sulm e ka fajësuar Serbinë dhe grupin kriminal të Milan Radoiçiqit.

 

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale prej 7 deri në 11°C

Moti sot: Vranët dhe erë e fuqishme kohë pas kohe

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com