Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KRM “Uniteti” në Mitrovicë, dëshmitarët tregojnë si ishin punësuar në këtë kompani

21/01/2025
in LAJME
Gjykimi ndaj ish-kryeshefit të KRM “Uniteti” në Mitrovicë, dëshmitarët tregojnë si ishin punësuar në këtë kompani
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj në gjykimin ndaj Skender Tahirajt, u dëgjuan dëshmitarët Elmaze Nuhi, Orhan Peci, Kefsere Rudi, Myrvete Grejçevci, Raba Peci, Ruhan Istrefi, Nehat Imeri dhe Arbër Mripa, të cilët treguan se si ishin punësuar në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë.

Në këtë rast, Tahiraj në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave (KRM) “Uniteti” në Mitrovicë, akuzohet se ka punësuar 70 punëtorë pa konkurs publik, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancë, prokurori Valdet Avdiu i pyeti dëshmitarët se si kanë kërkuar punë, a ka pasur konkurse, a janë intervistuar dhe se si kanë arritur deri te punësimi i tyre.

Dëshmitarja Elmaze Nuhi tregoi se në KRM “Uniteti” ka filluar me punë në vitin 2004 dhe punoi aty deri në pensionim. Ajo ishte juriste e kompanisë në fjalë, dhe sipas saj puntorët ishin punësuar me kontrata mbi vepër në bazë të një vendimi të bordit për shkak të urgjencave në punë.

Kemi marrë persona me kontratë mbi vepër 4 muaj, pastaj e kemi bërë vlerësimin e performancës në punë, e më pas i kemi intervistuar personat që kanë pasur performancë të mirë”, tha dëshmitarja Nuhi.

Ajo tha se personave me performancë të mirë ua kishin vazhduar kontratën në kohëzgjatje prej 1 viti me mundësi vazhdimi në mënyrë të rregullt, ndërsa ata me performancë jo të mirë kishin ndërprerë kontratat.

Mbrojtësja të akuzuarit Tahiraj, avokatja Fatmire Braha, e pyeti dëshmitaren se bazuar në atë që deklaroi lidhur me urgjencën e punësimit të puntorëve teknikë, çfarë nënkuptohet me këtë urgjencë.

Nuhi tha se ka qenë urgjente sepse ka pasur shumë punë që duhej të përfundonin, e që kishte pak puntorë.

Dëshmitari Orhan Peci tha se ishte punësuar në KRM “Uniteti” pasi që kishte kërkuar punë dhe se kompania kishte nevojë për punëtorë.

“Kam shku në kompani kam pyetur se a kanë nevojë për punëtorë, ndërsa kompania kishte pas nevojë për punëtorë fizikë dhe kam filluar fillimisht me praktikë, pastaj jam punësuar në sektorin e borës, me kontratë mbi vepër për 4 muaj. Ndërsa, tani punoj në zyrën e pagesave arkatare, tani kam kontratë me kohë të pacaktuar”, ka thënë Peci.

Kurse, dëshmitarja Kefsere Rudi ka deklaruar se punon në KRM “Uniteti” që nga viti 2015 e tutje, tani në pozitën si zyrtare për marrëdhënie pune.

“Kur kam fillu punën nuk ka pas konkurs, fillimisht jam punësuar me kontratë të përkohshme mbi vepër. Unë dhe bashkëshorti kemi qenë pa punë dhe kam kërkuar në të gjitha institucionet të punësohem, pastaj kam shku te KRM “Uniteti”. Ndërsa, pas një kohe më kanë thirrë me punu si praktikante, pastaj pas 3 muajve më është bërë vlerësimi i performancës, e më pas kam nënshkruar kontratë njëvjeçare”, ka thënë Rudi.

Ndërsa, dëshmitarja Myrvete Grejçevci tha se punon në KRM “Uniteti” që nga viti 2012, ku fillimisht ishte punësuar si punëtore në arkivë.

“Fillimisht kam punuar në arkivë, pastaj kam kaluar në pozitën si asistente e drejtorit Skender Tahiraj. Unë personalisht kam kërkuar punë në këtë kompani, jam punësuar pa konkurs me kontratë mbi vepër, pagën e kam marrë përmes bankës”, tha dëshmitarja Grejçevci.

Po ashtu, dëshmitarja Raba Peci tha se ishte punësuar pa konkurs në KRM “Uniteti” në vitin 2016.

“Që nga fillimi kam punuar si pastruese në kompani, unë kam pas kërkuar punë në disa vende, pastaj këtu ka pas vend të lirë dhe jam pranuar nuk ka pas ndonjë konkurs, fillimisht e kam pas kontratën 3 muaj, pastaj është vazhduar 6 muaj, e më pas kam kaluar me kontratë njëvjeçare”, tha dëshmitarja Peci.

Gjithashtu, dëshmitari Ruhan Istrefi tha se punon në KRM “Uniteti” si rojtar, ku ishte pranuar në punë pa konkurs.

Jam kanë pa punë, jam lajmëru në kompani, pas disa kohe më kanë ftuar në punë, dy muaj kam punuar si punëtor fizik, pastaj si rojtar në deponi. Fillimisht, kam pas kontratë 3 muaj, pastaj 6 muaj e më pas kam kaluar me kontratë njëvjeçare. Rroga më ka dalë përmes bankës, ka pas ndonjëherë vonesa të pagave, mirëpo i kemi marrë”, tha dëshmitari Istrefi.

E dëshmitari tjetër, Nehat Imeri tha se është punësuar në KRM “Uniteti” në vitin 2013, pa konkurs, si punëtor fizik.

“Kam qenë me asistencë sociale, kam kërku punë dhe jam pranuar pa konkurs si punëtor fizik, kontratën e kam pas fillimisht në kohëzgjatje prej 3 muaj, pastaj më është bërë vlerësimi i performancës, pastaj më është vazhduar edhe për 3 muaj, e më pas kam kaluar në kontratë në kohëzgjatje prej një viti. Pagën e kam marrë përmes bankës”, deklaroi Imeri.

Edhe dëshmitari Arbër Mripa tha se kishte filluar me punë në KRM “Uniteti” në vitin 2012 pa konkurs, si përgjegjës i depos.

“Kur kam filluar me punë nuk ka pas konkurs, kam filluar për 3 muaj, pastaj më është vazhduar për një vit pas vlerësimit të performancës në punë. Për shkak të përvojës sime 13-vjeçare në punë, tani kam kaluar me kontratë të përhershme”, ka sqaruar dëshmitari Mripa

Seanca e radhës pritet të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë.

Sipas aktakuzës së 7 majit 2021 të ngritur nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë, i akuzuari Skender Tahiraj thuhet se prej vitit 2012 deri në shtator të vitit 2018, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, i kishte tejkaluar kompetencat e tij ose nuk i kishte përmbushur detyrat zyrtare të tij, me qëllim që të përfitojë çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër.

Aktakuza thotë që në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale të Mbeturinave KRM- “UNITETI” SH.A në Mitrovicë, kishte favorizuar individë të caktuar, duke i sistematizuar në vende pune dhe pajisur me kontrata pune me kohë të caktuar (kontrata në vepër) për t’i shndërruar në kontrata të përhershme, pa shpallur konkurs publik kishte punësuar 70 punëtorë në tri regjionet Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, në kundërshtim me Ligjin e Punës Nr.03/L- 212 neni 8, paragrafi 1 të Republikës së Kosovës.

Aktakuza thotë se punëtorët: Afrim Kajtazi, Ajet Osaj, Arbër Mripa, Bekim Veseli, Destan Musliu, Enis Sylejmani, Fatmir Rreci, Hisni Bilalli, Mehmet Tahiraj, Myrvete Grejçevci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2012, Arton Rexha, Aziz Rushiti, Fidaim Dibranaj, Fidaim Rexha, Ilir Beqiri, Milaim Syla, Nehat Imeri, Nuredin Brahimi, Orhan Peci, Ruhan Istrefi, Sadik Gllogovci, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2013, Ali Fazliu, Arsim Berisha, Bekim Zeka, Besim Morina, Blerta Tmava, Burim Ibishi, Endrit Berani, Habib Hajra, Haki Dibrani, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2014.

Tutje thuhet se punëtorët Kushtrim Berani, Kastriot Hamza, Kefsere Rudi, Shaban Istrefi, Behar Ferizi, Naser Strana, Reshat Jashari, dhe Musa Gashi, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2015, Bahri Bajraktari, Cenë Muharremi, Halit Jashari, Mimoza Ahmeti, Mujë Muja, Raba Peci dhe Safet Ahmeti, ishin punëtorë të pranuar në vitin 2016, kurse Ali Beqiri, Arbon Aliu, Emrah Mustafa, Fevzi Hasani, Musa Beqiri, Ruzhdi Hasani, Safet Aliu, Florim Syla, Safet Istrefi, Suad Jahiq, Erduan Mustafa, Fatmir Hajredini, Sherif Latifi, Senad Arifi, Ibo Mustafa, Florentina Jusufi, Hamdi Musliu, Isuf Hamdiu, Fatmir Xhema, Feta Osmanaj dhe Bekim Hamit, punëtorë të pranuar në vitin 2017 dhe Ilir Halilaj, Filiz Krasniqi e Meriton Ademi, punëtorë të punësuar deri më 24 prill 2018.

Gjithnjë sipas aktakuzës, aty thuhet se për kategorinë e pagave të punëtorëve nga ajo që është planifikuar dhe zotuar në shumën prej 214 mijë e 467 euro e 47 centë për vitin 2012-2018 janë shpenzuar 721 mijë e 93 euro e 28 centë, ndërsa pagesa për këta punëtorë që janë bërë nga mjetet të cilat fare nuk kanë qenë të dedikuara për paga të punëtorëve, kishte arritur shumën prej 506 mijë e 625 euro e 81 centë, veprim me të cilin i pandehuri i kishte shkaktuar dëm kompanisë “Uniteti” në Mitrovicë.

Me këtë, Tahiraj po akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422, paragrafi 1 i Kodit Penal

 

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime
LAJME

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Next Post
Parashikimi i motit për sot, temperaturat maksimale prej 7 deri në 11°C

Moti sot: I vranët në mëngjes, gjatë ditës mund të ketë edhe diell

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

Qytetarët serbë sërish votojnë në mënyrë të ogranizuar në veri

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com