Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Ndërtima pa kritere urbanistike nisin të ndërtohen 10 njësi banimi për strehimin e 120 familjeve Serbe në veri të Mitrovicës

23/05/2022
in LAJME
Ndërtima pa kritere urbanistike nisin të ndërtohen 10 njësi banimi për strehimin e 120 familjeve Serbe në veri të Mitrovicës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emir Azemi, po ashtu banor i kësaj lagje dhe ish-zëvendëskryesues i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, bënë të ditur për KosovaPress, se pronat e shqiptarëve këtu po blihen me prapavijë politike dhe etnike.

Sipas tij, vetëm këtë vit kanë filluar të ndërtohen 10 ndërtesa kolektive 3-4 katesh me nga 12 banesa, që nënkupton vendosjen e gjithsej 120 familjeve. Ai shtoi se ndërtimet bëhen pa kritere, pa kushte urbanistike, janë tërësisht politike dhe në këtë formë Serbia po bën spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike në këtë pjesë.

“Brenda këtij viti në Lagjen e Boshnjakëve janë shitur dy ose tre prona të shqiptarëve dhe blerësit janë serbë, përkatësisht organet paralele të Serbisë që veprojnë këtu sepse këta të cilët po vendosen këtu nuk janë blerës por pranues të shtëpive që dhurohen nga organi paralel, që lenë të kuptohet se këto prona blihen me prapavijë politike dhe etnike…

Thjeshtë, veprimi për të blerë prona, për të ndërtuar ndërtesa kolektive vetëm këtë vit, në bazë të asaj që kam parë, janë 10 ndërtesa të cilat kanë filluar të ndërtohen, që i bie nga 12 banesa, do të thotë 120 familje të reja do të vijnë këtu, të cilat nuk kanë qenë kurrë…

Në rrethanat kur kjo pronë blihet me prapavijë politike dhe etnike, sepse këta blejnë një parcelë të shqiptarit në një zonë ku janë 7-8 shtëpi të shqiptarëve, pastaj atë e rrënojnë dhe ndërtojnë një ndërtesë, i pasivizojnë edhe këto 6 parcela, sepse aty më këta nuk do të lejojnë të ndërtohet diçka, për shkak se do të kërkojnë kushte urbanistike ose do të krijojnë kushte urbanistike për ndërtesën e re siç është parkingu, zona e gjelbër, këndi për fëmijë etj dhe në këtë formë bëjnë spastrimin etnik dhe ndryshimin e strukturës demografike të popullsisë për një periudhë 30 ose 40 vjeçare…

Ndërtimet janë pa kritere, pa kushte urbanistike dhe me qëllime tërësisht politike. Nëse i sheh me sy si po ndërtohen këto ndërtesa, ato po ndërtohen shkel e shko, në skaj të rrugës, po e shfrytëzojnë hapësirën pothuajse tërësisht dhe në këtë formë ata pasivizojnë tërësisht një ose pesë parcela tjera që në të ardhmen mund të ndërtohej diçka tjetër.

Thjeshtë për mendimin tim ky ndërtim është i kundërligjshëm, pa kritere urbanistike, dhe me prapavijë politike”, theksoi Azemi.

Azemi ka tërhequr vërejtjen se nëse vazhdon kështu dhe nuk ka ndërhyrje nga ana e Qeverisë së Kosovës, shumë shpejtë në këtë pjesë do të mbetet një numër tepër simbolik i shqiptarëve, sa për ta arsyetuar qëllimin se ky qytet është multietnik./Media Ndërtimi.

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Publikohen pamje nga vendi ku u kapën rreth 70 kg heroinë – FOTO

Publikohen pamje nga vendi ku u kapën rreth 70 kg heroinë – FOTO

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com