Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“Pash Zotin mos gjuaj bërllog”, po del të jetë thirrje e qëlluar për mitrovicasit

03/06/2022
in LAJME
“Pash Zotin mos gjuaj bërllog”, po del të jetë thirrje e qëlluar për mitrovicasit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Thirrjen ndaj qytetarëve për të mos hedhur mbeturina vend e pavend rrugëve të qytetit të Mitrovicës, dikush po e bënë në një formë më ndryshe se zakonisht.

Në disa vende afër ndërtesave, shtëpive, apo edhe lokacioneve tjera në Mitrovicë, shihen të vendosura mbishkrime “Pash Zotin mos gjuaj bërllok”, e që sipas qytetarëve, po del të jetë mënyrë e qëlluar dhe e suksesshme.

Leutrim Arifi, banor i lagjes “Miran Hajra” në Mitrovicë, ka bërë të ditur se më herët qytetarët kanë hedhur mbeturina midis rrugëve të lagjes.

Mirëpo, shtoi ai, dikush prej banorëve të lagjes ka vendosur në rrethojën e tregut një letër me mbishkrimin “Pash Zotin mos gjuani bërllok”, dhe tani askush nuk hedhë më mbeturina.

Përpara këtu ka qenë një kontejner dhe njerëzit kanë gjuajt bërllok. Pastaj e kanë hequr kontejnerin dhe e kanë dërguar te stadiumi, dhe njerëzit kanë vazhduar prapë me gjuajt bërllok. Mirëpo, një njeri i panjohur e ka vënë një letër ku shkruan pash Zotin mos gjuaj bërllok dhe njerëzit më nuk po gjuajnë bërllok. Nuk dihet, është njeri i panjohur, por ka bërë një gjest unik dhe siç shihet, qytetarët janë vetëdijesuar”, ka thënë Arifi.

Asllan Fazliu, banor në njërën prej ndërtesave në rrugën “Xhelal Mitrovica”, thotë se ka një vit që dikush prej banorëve ka vënë një pllakë në mur me përmbajtje të ngjashme, e cila ka pasur efekt pozitiv.

Sipas tij, kjo nuk do të thotë se duhet të vazhdohet me vënien e pllakave të tilla nëpër lagje, por duhet të ngrihet vetëdija e qytetarëve dhe të mos hedhen mbeturinat aty ku nuk duhet.

Para një viti ka ndodhur veprimi i një qytetari që unë nuk e di kush është ai, i cili e ka shkruar në mur, duke potencuar me be, dhe duke kërkuar nga banorët që ‘pash Zotin e madhërishëm mos gjuani mbeturina në këtë lagje’. Kjo me siguri ka pasur një ndikim pozitiv, por kjo nuk do të thotë se ne duhet të vazhdojmë me vënien e pllakave të tilla nëpër qytet… Ne duhet ta formojmë bindjen qytetare dhe të jemi të kulturuar që në realitet mos të hedhim mbeturina aty ku nuk është e përcaktuar me rregulla të komunës”, theksoi Fazliu.

Edhe Fidan Terziqi, banor i njërës prej ndërtesave në këtë lagje, ka pranuar se një mbishkrim i tillë ka vetëdijesuar banorët.

“Po, besoj që po, ka pasur një vetëdijesim të banorëve dhe qytetarëve të cilët kalojnë në këtë pjesë, dhe tash shumë më pak po hedhin mbeturina…Ka pasur plotë mbeturina, sidomos në pjesën përpara edhe prej banesave kanë hedhur, edhe kalimtarët kanë hedhur mbeturina, por tash është më ndryshe”, tha ai.

Në anën tjetër, Ylber Murtezaj, u.d. i zëvendës kryeshefit ekzekutiv në Kompaninë Rajonale për Mbeturina “Uniteti” në Mitrovicë, potencoi se në disa pjesë të qytetit, me iniciativën e vetë qytetarëve, janë vendosur mbishkrime me thirrje për mos hedhjen e mbeturinave, të cilat kanë pasur sukses.

“Në disa pjesë të qytetit janë disa mbishkrime, prej të cilave disa ne i kemi vendosur ku ndalohet hedhja e mbeturinave, e disa i kanë vendosur qytetarët me iniciativën e tyre, dhe kjo ka pasur sukses”, sqaroi Murtezaj për KP

Related Posts

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna
LAJME

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi
LAJME

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit
LAJME

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq
LAJME

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit
LAJME

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
Next Post
Shqipëria edhe me një tarifë rrugore, kosovarët do paguajnë edhe 2,5 euro për të shkuar në deti

Shqipëria edhe me një tarifë rrugore, kosovarët do paguajnë edhe 2,5 euro për të shkuar në deti

LAJMET E FUNDIT

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

17 punëtorë të Trepçës largohen përkohësisht nga puna

20/06/2026
LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Mitrovicë

18/06/2026
Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

Tentoi t’i korruptojë policët me 30 euro, arrestohet shtetasi serb në kufi

16/06/2026
Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

Pse po na kqyr shtremt?” – ia prenë rrugën dhe ia grabitën 150 euro në Mitrovicë, identifikohet njëri nga të dyshuarit

15/06/2026
Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

Tenderi nën hetime pezullon projektin milionësh në Leposaviq

15/06/2026
Mitrovicasi sulmon një person nën ndikimin e alkoolit

Mitrovicasi sulmohet fizikisht nga tre persona dhe i grabiten paratë

15/06/2026
100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

100 eurot dalin sot, Ministria jep edhe një mundësi për aplikuesit me gabime

15/06/2026
Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

Bien çmimet e naftës pas marrëveshjes mes ShBA-së dhe Iranit

15/06/2026
Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Godet me veturë një këmbësore në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

14/06/2026
Ekskluzive: Ky dyshohet se është personi që e plagosi 66-vjeçarin në Mitrovicë

Arrestohet shoferi që goditi 73-vjeçaren pranë Interexit në Mitrovicë, e moshuara vazhdon trajtimin në QKUK

14/06/2026
Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

Trepça jep gjysmë milioni euro tender për furnizim me eksploziv

13/06/2026
KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

KQZ: Refuzohen 755 pako me postë, vijon numërimi i votave të diasporës dhe përfaqësive diplomatike

11/06/2026
Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

Në veri të Mitrovicës konfiskohen katër armë të gjata

07/06/2026
Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

Ekskluzive | Ia grabiti zarfin me 7 mijë e 500 euro në stacionin e autobusëve në Mitrovicë – arrestohet i dyshuari, policia i gjen mijëra euro në banesë

07/06/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com