Dje janë bërë 23 vite nga vrasja e veprimtarit Latif Berisha.
Bashkë me Familjen Berisha dje kryetari i Vushtrrisë bëri homazhe dhe vendosën buqeta lulesh pranë Lapidarit të intelektualit dhe atdhetarit të shquar, Profesor Latif Berisha, në 23-vjetorin e vrasjes nga forcat serbe.
Jeta dhe veprimtaria e Profesor Latif Berishës ishte në shërbim të popullit dhe atdheut, ashtu siç ishte i lidhur edhe fati i tij me fatin e Kosovës, të cilës i thuri vargje lavdie.
Lavdi jetës dhe veprës së Profesor Latif Berishës!