Një 46-vjeçar nga Mitrovica e Veriut ka përfunduar mbrëmë në stacion policor, nën dyshimet se e ka kërcënuar ish të dashurën e tij. Prokuroria nisi hetimet ndaj tij, pas denoncimit të viktimës, e cila raportoi në detaje rastin, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se tash e një kohë i dyshuari dërgon mesazhe kërcënuese përmes telefonit 41-vjeçares. Ajo ka deklaruar se 46-vjeçari e ka kërcënuar se do ta vrasë.
I dyshuari është intervistuar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.





























