Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

“50 vetë grumbull” – Taksisti i “Taxi Era” u sulmua dje nga tre serbë tek Tre Rrokaqiejt

07/12/2022
in LAJME
Situata në veri: Dyshohet se u sulmua një taksist shqiptar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë ditës së djeshme në komunat në veri të Republikës së Kosovës janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka pasur shpërthime e shkrepje armësh, por nuk është raportuar për të lënduar, por vetëm janë demoluar orenditë e zyrës së Komisionit Komunal Zgjedhor.

Por një taksist i kompanisë ‘Era’ dyshohet se dje rreth orës 15:00 u përball me sulm fizik nga disa qytetarë serbë te vendi i njohur si Tre Rrokaqiejt.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 28-vjeçari teksa ishte duke kryer punën e tij dhe po priste disa pasagjerë, ka hasur në një grup qytetarësh serbë rreth 50 persona të grumbulluar në lokacionin në fjalë.

Bazuar në dëshminë e tij, tre nga qytetarët që po qëndronin aty i kanë dalë përpara dhe njëri nga ta e ka nxjerrë me forcë nga vetura e tij dhe kanë nisur që ta sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushte në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e sulmit, i riu shqiptar ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje ngjarjen.

Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar, teksa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Lëndim trupor’.

Ndryshe, lidhur me situatën në veri është deklaruar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se bandat kriminale të paguara nga Serbia, kanë intensifikuar sulmet në veri të vendit.

Sipas tij, do të ketë hetime e ndjekje të kriminelëve që dirigjohen nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, teksa shton se me doemos do ketë prezencë të shtuar të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Shpërthim i ri tek Tre Rrokaqiejt

LAJMI I FUNDIT: Shpërthimi i pasmesnatës në veri dyshohet se ndodhi pranë Gjykatës Themelore

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com