Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Raporti i DASH: Serbëve të Kosovës u është bërë presion të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe

21/03/2023
in LAJME
Raporti i DASH: Serbëve të Kosovës u është bërë presion të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ligji u jep qytetarëve mundësinë për të zgjedhur qeverinë e tyre në zgjedhje periodike të lira dhe të ndershme të mbajtura me votim të fshehtë bazuar në të drejtën e votës universale dhe të barabartë.

Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit (DASH) për lirinë për të marrë pjesë në procesin politik, thuhet se Qeveria serbe vazhdoi të operojë me struktura të paligjshme paralele qeveritare në zonat me shumicë serbe të Kosovës dhe në zonat e banuara kryesisht nga komuniteti goran i Kosovës.

Sipas DASH-it, Qeveria serbe shpesh i përdorte këto struktura për të ndikuar në komunitetin serb dhe goran të Kosovës dhe përfaqësuesit e tyre politik.

“Në të njëjtën kohë, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe të pavarur, si dhe përfaqësuesit e grupeve të pakicave etnike raportuan shqetësime për mungesën e konkurrencës në zonat serbe të Kosovës dhe vunë në dukje presion dhe frikësim brenda komuniteteve pakicë etnike për të mbështetur partitë e rreshtuara me Listën Serbe, një parti e lidhur ngushtë me qeveria serbe”- thuhet në raport.

DASH-i thotë se politikanët e Listës Serbe shtynë për krijimin e partive të reja politike rome dhe boshnjake dhe inkurajuan serbët e Kosovës që të votojnë për këto parti të reja në një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre në Kuvend.

“Disa serbë të Kosovës raportuan gjithashtu se u është bërë presion që të mos mbështesin parti të tjera përveç Listës Serbe. Sipas vëzhguesve të Institutit Kombëtar Demokratik, politikanët e Listës Serbe shtynë për krijimin e partive të reja politike rome dhe boshnjake dhe inkurajuan serbët e Kosovës që të votojnë për këto parti të reja në një përpjekje për të rritur ndikimin e tyre në Kuvend duke fituar vende të rezervuara për grupet minoritare”- theksohet në raport.

Ndërkaq, sa i përket pjesëmarrjes së grave në votime, DASH bën të ditur se ishte shumë më e ulët se e burrave, teksa shton se Institucioni i Ombudspersonit raportoi se partitë politike nuk kishin përfaqësim të barabartë gjinor në listat e votimit.

“Në Kuvend, 38 nga 120 anëtarë ishin gra. Ligji për Zgjedhjet kërkon që 30 për qind e vendeve në Kuvend të rezervohen për gratë, ndërsa Ligji për Barazinë Gjinore mandaton që gratë të zënë 50 për qind të të gjitha pozitave në institucionet qeveritare. Institucioni i Ombudspersonit raportoi se partitë politike nuk kishin përfaqësim të barabartë gjinor në listat e votimit, në kundërshtim me kërkesat e Ligjit për Barazi Gjinore”- thotë DASH.

Ndërkaq për përfaqësimin e pakicave etnike në Kuvend, DASH bën të ditur se ishte më se proporcional me pjesën e tyre në popullatë.

DASH për çdo vit publikon raportin për të drejtat e njeriut.

Ky raport mbulon të drejtat e njohura ndërkombëtarisht, të drejtat individuale, civile, politike dhe të punëtorëve, siç parashikohen në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe marrëveshje të tjera ndërkombëtare.

Departamenti amerikan i Shtetit paraqet raporte për të gjitha vendet që marrin ndihmë dhe të gjitha shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara në Kongresin e SHBA në përputhje me Aktin e Ndihmës së Jashtme të vitit 1961 dhe Aktin e Tregtisë të vitit 1974./Kallxo.com/

Related Posts

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!
LAJME

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë
LAJME

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës
LAJME

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale
LAJME

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota
LAJME

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit
LAJME

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Next Post
Abdixhiku: Jo më larg se dy orë, Kurti e pranoi se e ka ofruar një Asociacion

Abdixhiku: Jo më larg se dy orë, Kurti e pranoi se e ka ofruar një Asociacion

LAJMET E FUNDIT

LAJMI I FUNDIT: Vritet një person në Vushtrri!

E rëndë në Mitrovicë: Një i ri humb jetën në aksident në fshatin Kutllovc

18/02/2026
Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

Rast i rrallë: Në Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” hiqet tumor rreth 4 kilogramë

16/02/2026
Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

Ekskluzive: Ky është 43-vjeçari që u plagos nga të shtënat me armë në Mitrovicë, autori iku me VW në drejtim të Koshtovës

14/02/2026
Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

08/02/2026
Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

Rinumërimi i deritanishëm: Kurtit i hiqen 400, Abdixhikut -170, Hamzës -104, Haradinaj + 24 vota

27/01/2026
Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

Armë pa leje në Mitrovicë: Sekuestrohen dy pistoleta gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit

10/01/2026
Qytetari shpëton jetën e një personi në Mitrovicë, tentoi të hidhej nga dritarja e banesës

07/01/2026
KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

KRU ‘Mitrovica’ apelon te konsumatorët që uji të mos përdoret për pije: Vetëm për qëllime higjienike dhe teknike

07/01/2026
E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

E trishtë: Një foshnjë dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Mitrovicës

03/01/2026
Kërcënohet zyrtari policor në Mitrovicë, i dyshuari kapet nga policia

Dhunë në familje në Mitrovicë: Burri rrah dhe kanos bashkëshorten, i sekuestrohen armë dhe mbi 150 fishekë

03/01/2026
Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

Burim Dibrani dhe vëllezërit Seferi vizituan Policinë e Kosovës në Izvor në natën e Vitit të Ri

02/01/2026

Hajrulla Çeko: Shtëpia e masakrës së 15 prillit 1999 në Mitrovicën e Veriut po shndërrohet në muze kujtese

31/12/2025
Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

Arsi Company” ofron banesa moderne me fletë poseduesе në disa lokacione atraktive të Mitrovicës, zbuloni ofertat

21/12/2025
Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

Njohja nga Bahamas, Kurti: Viti 2025 është viti i njohjeve të reja

19/12/2025
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com