Të shtunën rreth orës 02:46 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor në Mitrovicën e Veriut.
Për këtë rast të iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, policia ka shpalosur detajet me anë të raportit të saj 24-orësh.
Sipas PK-së, prej shpërthimit është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë.
Rasti i ndodhur në “Kral Petra” është duke u hetuar nga organet komptente.
“Më datë 06.05.2023 është dëgjuar një shpërthim afër stacionit policor. Njësitet policore kanë dalë në vend ngjarje dhe kanë vërejtur se është dëmtuar shtylla e ndriçimit dhe një veturë. Rasti duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”.





























