Qyteti i Mitrovicës
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN
No Result
View All Result
No Result
View All Result
Home LAJME

Peci pas mbylljes së Tregut të Automjeteve: E iniciova vetë aksionin, komunat ta respektojnë ligjin

07/05/2023
in LAJME
Peci pas mbylljes së Tregut të Automjeteve: E iniciova vetë aksionin, komunat ta respektojnë ligjin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka njoftuar se sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me drejtorin ekzekutiv të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Flamur Kadriu dhe inspektorët veterinarë, kanë dalë në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Ai tregoi se e ka iniciuar këtë aksion “për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve”.

“Një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi”. Sipas tij, komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor.

Kjo është ndërgjegjja jonë, thotë Peci.

Postimi i plotë i tij:

Kjo është ndërgjegja jonë!

Një çerek shekulli liri e tregtim, therrje barbare të shpezëve dhe rrezikim i shëndetit publik; të gjitha këtyre duhet t’iu vijë fundi! Komunat duhet ta përmbushin detyrimin ligjor!

Sot në orët e hershme të mëngjesit së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të AUV-së z. Flamur Kadriu dhe Inspektorët Veterinarë, dolëm në hapësirat afër Tregut të Automjeteve në Prishtinë të cilat po shfrytëzohen për tregtim dhe therje ilegale të bagëtive.

Iniciova këtë aksion për vetë faktin se veprimtaritë e tilla pa kushte higjenike rrezikojnë shëndetin e qytetarëve. Ka qenë interesim i imi të bashkëbisedoj me të gjithë ata që frekuentojnë këto hapësira për shitjen dhe therrjen e bagëtive që së bashku të gjejmë një zgjidhje në mënyrë që këto veprime të mos përsëriten.

Do të angazhohem që së bashku me Kryetarët e Komunave ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët pasi që pamjet e therjeve e gjakosjeve në hapësira publike buzë rrugëve nuk u përkasin shoqërive Evropiane.

Gjithashtu ekziston edhe një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik qe e infekton/kontaminon mishin qe nxirret nga shpezët të cilat therren në kushte jo-higjienike duke ju ekspozuar pluhurit, tymit të automjeteve dhe shumë papastërtive të tjera.

Si nga ata që tregtojnë e deri tek blerësit duhet ta kuptojnë se: Ky lloj i të bërit pazar është i rrezikshëm për shëndetin veterinarë (fondin e shpezëve) por edhe për shëndetin njerëzor.

Kësaj problematike jam i interesuar ti bëj zgjidhjen me të mirë pa e dëmtuar asnjë grup shoqërorë. Nga kryetarët e komunave do të kërkoj të bëhen veprimet për caktim lokacionesh, regjistrim nga komuna, pastaj titullari të regjistrohet si subjekt në ARBK- MINT dhe pas këtyre hapave ta finalizojë edhe regjistrimin apo licencimin në AUV.

Pas kësaj këto lokacione do të hynin në planet nacionale për kontrolla zyrtare të AUV-së ku brenda tyre do të lejohej edhe tregtimi i produkteve ushqimore në hapësira të veçanta duke respektuar kushtet qe duhet ti plotësojnë. Therjet lejohen vetëm ne thertore të licencuara në asnjë vend tjetër.

Shëndeti dhe mirëqënia e qytetarëve është gjëja me e çmueshme që ka një vend andaj nuk do lejojmë askënd që ta rrezikojë.

Related Posts

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet
LAJME

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë
LAJME

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Next Post
Mitrovica e Skenderaj pa ujë që nga mëngjesi, Ujësjellësi thotë se kanë defekte teknike

LAJMET E FUNDIT

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Tentoi t’u japë policëve 20 euro për të shmangur gjobën, arrestohet në Mitrovicë

08/08/2026
Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

Pesë zyrtarë të Listës Serbe thirren nga Prokuroria si të pandehur

05/08/2026
Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

Prokuroria: Radojeviq bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza

05/08/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Refuzoi ta bënte testin e alkoolit, sulmoi policinë – arrestohet i dyshuari në Mitrovicën e Veriut

03/08/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Sulmohet fizikisht një person nga dy serbë në Leposaviq, arrestohet një nga të dyshuarit

03/08/2026
Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

Një fëmijë 2 vjeç ra në bazenin e restorantit në Mitrovicë, dërgohet në Spital në gjendje të rëndë

31/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Policia deklarohet për raportimin mbi arrestimin e një shtetasi turk të dyshuar për krime lufte

24/07/2026
Voziti i dehur në shiritin e kundërt, arrestohet shoferi për aksidentin fatal në Studime

23/07/2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Aksident trafiku në rrugën Mitrovicë-Prishtinë, lëndohen tre persona

17/07/2026
Tre të arrestuar në Mitrovicën e Veriut, dyshohen se tentuan të shisnin parcela me dokumente të falsifikuara

16/07/2026
Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

Një grua gjendet pa shenja jete në Mitrovicë, nisin hetimet

16/07/2026
Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

Ekskluzive | E goditi me shuplakë të miturin dhe videoja u bë virale – Policia arreston 19-vjeçarin në Mitrovicë

15/07/2026
Vetaksidenti në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, tre të lënduar

12/07/2026
  • BALLINA
  • LAJME
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT

© 2024 Qytetimitrovices.com

No Result
View All Result
  • BALLINA
  • LAJME
  • 02
  • EKONOMI
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • FUN

© 2024 Qytetimitrovices.com