Tre zyrtarë të Policisë së Kosovësjanë lënduar përgjatë operacionit të arrestimit në Mitrovicën e Veriut.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, duke thënë se tre nga ta kanë pësuar lëndime të lehta trupore.
“Mund të konfirmojmë se sot më datë 13.06.2023, në komunën Mitrovicë Veri, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për disa vepra penale. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar është lënduar lehtë një (1) zyrtar policor. Pas operacionit njësitet policore kanë hasur në rezistencë dhe janë sulmuar me ç’rast 2 zyrtarë policorë të rendit raportohet të jenë lënduar lehtë poashtu. Të gjitha njësitë relavante policore janë duke u marrë me rastin dhe ofrimin e sigurisë”, njoftoi ajo.





























