Emri i kësaj rruge është shumë i njohur për mitrovicasit si rrjedhojë e gjendjes katastrofale infrastrukturore në të cilën gjendet kjo rrugë tash e disa vite, shkruan “Mitropol”.
Por veç kësaj, ajo ka filluar të jetë edhe ‘çerdhe’ e përdoruesve të drogës.
Policia e Kosovës ka arrestuar dje mitrovicasin pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 3 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 2.6 gram.
“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.”, thuhet në raportin policor.





























