Zakonisht hapja e vendeve të punës në Universitetin e Mitrovucës është bërë në fillim të vitit akademik.
Por kësaj radhe stafi i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë e ka parë të udhës të hap vend të lira në fund të vitit akademik.
Ky konkurs ka ngjallur dyshime pasi lidhet edhe me përfundimin e mandatit të rektorit dhe tentimin për rehatimin e njerëzve të tij.
Kjo praktikë për rehatimin e njerëzve të lidhur me menaxhmentin e UIBM është ditur pasi në fund të mandatit të parë rektori rehatoi “dostin” dhe shoferin e tij, ndërsa tani dyshohet se vendi po i bëhet edhe një “personi të tij” që është kujdesur për ta vozitur.

Sipas njoftimit, UIBM ka hapur vende të lira pune për pozitën zyrtar i lartë ligjor dhe zyrtar i lartë për zhvillimit e kurrikulës dhe ETC.
Emrat që po përfiltet si të pranuar, redaksia nuk do t’i publikojë për momentin, pasi konkursi është vetëm në fazën e parë.
Ndryshe, në këtë institucion akademik kanë ndodhur shumë kurdisje dhe manipulime e deri tek rrahja, ndërsa organet e gjyqësisë ende nuk janë marrë me këto kurdisje, ani pse gjetje ka edhe nga auditori.





























