Nëpërmjet komunikatës, Policia u distancua nga këto emaile dhe tha se dokumente të tilla të falsifikuara janë shpërndarë në emër të zyrtarëve të lartë, me logo të Policisë, vula të ndryshme dhe me mbishkrimin “Europol”.“Shpërndarja e këtyre e-mailave, kinse janë e-maila zyrtar të lëshuar në emër të zyrtarëve të lartë të PK-së, përfshirë edhe një dokument që përmban logo të PK-së, logo qeveritare, vule të ndryshme dhe një mbishkrim të EUROPOL, kinse janë lëshuar me qëllim të njoftimit të palës së caktuar për urdhër gjykate, nuk janë dokumente zyrtare të Policisë së Kosovës, e aq më pak të lëshuara nga zyrtarë të lartë brenda PK-së, por janë e-maila dhe dokumente të falsifikuara për përdorim me qëllime të caktuara”, thuhet në komunikatë.





























